Saturday, May 4, 2024

Volejboll Meshkuj-Ferizaj sfidon Vllazninë, e mund 1-3 brenda në “Qazim Dervishi” për Ligën “Gjergj Kastrioti”

Lexo

Vllaznia-Ferizaj  1-3

(26-24, 14-25, 14-25, 12-25)

E shtunë, 14 janar 2023, ora 18:30, Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” Shkodër

Vllaznia: Nikolin Qafarena, Esmirald Peraj, Mario Lugaj, Endri Jukni, Visar Lleshi, Gentjan Curraj, Ardit Taflaj, Gilman Talani, Gersi Jula, Erid Daniku, Sidorel Pepaj, Mario Lugaj, Enid Daniku. Trajner: Artan Kalaja, Ermal Kraja

Ferizaj: Drilon Totaj, Euron Kamberi, Izjadin Azemi, Rosa Talis, Freskim Mehmeti, Endi Zejna, Durim Rexhepi, Leonardo Cardoso, Butrint Bytyqi, Arbnor Kajtazi, Art Trestena, Eduard Hyseni, Shpat Palushi. Trajner: Goran Slavkov, Ridvan Granica, Valmir Llabjani

Gjyqtarë: Enea Dusha, Ardit Nurja

Mbrëmja e së shtunës së 14 janarit ishte e gjitha për volejbollin kosovar, ekipet e të cilit ishin mysafirë në qytetin e Shkodrës. Bëhet fjalë për dy ekipet respektive, femra dhe meshkuj të qytetit simpatik të Ferizajt, të cilët, në kuadrin e Ligës së përbashkët Shqipëri-Kosovë, “Gjergj Kastrioti” u ndeshën me dy ekipet respektive të Vllaznisë vendase.

Dy përballje, në të cilat ekipet kosovare nga Ferizaj sfiduan ekipet e Vllaznisë. Fillimisht, ishin femra e Fer Volej që mposhten Vllazninë me rezultatin 0-3, ndërkohë që menjëherë pas tyre, janë meshkuj që bëjnë të njëjtën gjë, por vetëm me një ndryshim, pasi fitorja e tyre ishte me rezultatin 1-3.

Në ballafaqimin e meshkujve, ishte skuadra shkodrane që e nisi më mirë, kur djemtë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja arrijnë të fitojnë setin e parë me pikët shtesë, 26-24.

Kaq ishte për Vllazninë, sepse më pas, komandën e ndeshjes e merr skuadra kosovare, e cila e drejtuar nga trajneri, Goran Slavkov dominon gjithçka në fushën e lojës. Në këtë drejtim, falë edhe kualiteteve të të huajve në formacionin ferizian, Leonardo Cardoso dhe Rosa Talis, së bashku me lojën e kapitenit, Butrint Bytyçi, Totajt, Azemit, Rexhepit, etj, vijnë edhe fitoret e tre seteve radhazi nga volejbollistët ferizianë. Dy të parët(i dyti dhe i treti) me të njëjtin rezultat, 14-25, ndërkohë që i katërti me shifra edhe më të thella 12-25.

Kësisoj, me rezultatin 1 me 3, Ferizaj e fiton të gjithë ndeshjen dhe largohet nga Shkodra me autoritetin e një skuadre potente, që siç e deklaroi pas ndeshjes edhe presidenti i klubit, Arbër Bytyçi, do të vijojë të luftojë për fitimin e trofeut të Ligës “Gjergj Kastrioti”.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img