Presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi gjendet në Budapest të Hungarisë ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ECA (European Club Association). Fotoja që shoqëron shkrimin, pasqyron një takim miqësor që kreu i klubit kuqeblu ka bërë me Presidentin e FIFA-s Gianni Infantino.
Fotoja në fjalë është publikuar nga vetë zoti Xhaferi, duke e shoqëruar edhe me deçiturën përkatëse:
“Me presidentit e Gianni Infantino, në ECA – Heart of football ,për të treguar që edhe kane vendin e tyre në sportin më t’bukur në botë . #Football for all# do te jete projekti i jonë ,qe do ta kthej Shkodren ne qendren e ardhshme të zhvillimit te talentave rajonal”.
Siç bëhet e ditur edhe nga vetë kreu i klubit kuqeblu, ditë të mira e presin futbollin shkodran. Dhe, një gjë e tillë do të vendoset edhe gjatë punimeve të kësaj konference, në të cilën do të referojë edhe Alban Xhaferi. Si një antare me të drejta të plota të kësaj konference ku KF Vllaznia është antar prej dhjetë vitesh, kreu i klubit shkodranë pritet të marrë miratimin e projhekteve të dorëzuara nga ana e klubit Vllanzia për të nisur kështu zëytarisht bashkëpunimin me strukturat përkatëse ndërkombëtare.