Monday, May 20, 2024

Ngjarje e pazakontmë në Madrid. Lojtarët peruan përleshen me policinë

Lexo

Kombëtarja amerikanojugore ndodhet në Spanjë për një ndeshje miqësore kundër Marokut. Në prag të sfidës gjithçka ndodhi

E pabesueshme në Madrid. Në kryeqytetin spanjoll ka shpërthyer një sherr mes përfaqësuesve të forcave të policisë dhe lojtarëve të kombëtares peruane. Skuadra ishte duke qëndruar në një hotel, jo shumë larg stadiumit Metropolitano (stadiumi i Atletico Madrid) ku do të zhvillohet miqësorja mes Perusë dhe Marokut. Disa tifozë peruan kishin mbërritur për të përshëndetur ekipin dhe për të bërë disa foto me lojtarët. Në një moment situata u përshkallëzua.

Sipas rrëfimit të futbollistëve amerikanojugorë, disa policë, në përpjekje për të larguar tifozët, kanë penguar edhe futbollistët. Një oficer doli ballë për ballë me një futbollist dhe i vuri dorën në gjoks për ta larguar. “Ata shtynë dhe goditën me grusht”, thanë lojtarët e pranishëm. Mes tyre ishte edhe Lapadula. Brenda pak sekondash, grupi peruan kaloi në një tërbim kundër policisë.

Ndër lojtarët e përfshirë janë Pedro Gallese, Yoshimar Yotún, Carlos Zambrano, Alex Valera, José Carvallo. Videot e përleshjes u bënë menjëherë virale dhe u përhapën në internet. Përleshja zgjati disa minuta. Më pas gjithçka u kthye në normalitet.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img