Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe gjatë ditës së djeshme, sot Gjykata Administrative Tiranë ka marrë në shqyrtim kërkesen e biznesmenit, Almiro Gurakuqi dhe të një grupi kompanish që ai përfaqëson, lidhur me kërkesën e bërë prej tij, sigurimin e padisë që ato kishin depozituar sipas ligjit në Gjykatë. Nga sa bëhet e ditur, në seancën e mbajtur në orët e paraqites së sotme, Gjykata Administrative Tiranë ka marrë vendimin përkatëse duke rrëzuar kërkesen e kandidatit për privatizim, Almiro Gurakuqi.
Në këtë mënyrë, me vendimin e sotëm marrë nga Gjykata Administrative Tiranë, proçesi i mbylljes së privatizimit të KF Vllaznia do të vazhdojë duke pasur vetëm një kandidat të vetëm, sponsorin aktual të kuqebluve, Alban Xhaferi, i cili duke qënë konform rregullave me dokumentacion të plotë ligjor, pritet të shpallet zyrtarisht pronar i KF Vllaznia.