Albano Aleksi largohet nga Tirana dhe është lojtari më i ri i Egnatias

Një nga lojtarët kryesor të Tiranës, mesfushori Albano Aleksi është larguar nga Tirana dhe është shumë pranë transferimit tek një tjetër ekip i Superiores, tek Egnatia dhe pritet që të zyrtarizohet në orët në vazhdim.

Një lajm i papritur ky pasi Aleksi kishte gjetur marrëveshjen me Tiranën për të vijuar me ta edhe për sezonin e ri. Tashmë 30-vjeçari do të vihet nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova për të nisur përgatitjet për Kupat e Europës.

Këtë sezon fieraku numëroi plot 42 ndeshje me ekipin ku dhe ishte njëri prej lojtarëve kryesorë të formacionit të Orges Shehit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu