Thursday, May 2, 2024

Europiani U-19 në futboll femra/ Hidhet shorti, Shqipëria në grup me Zvicrën, Letoninë e Qipron

Lexo

Edhe Shqipëria U-19 për vajza mësoi këtë të premte emrat e rivaleve që do të ketë përballë në fazën kualifikuese të Kampionatit Europian 2023-2024 për këtë grupmoshë.

Shorti i hedhur ditën e sotme nga UEFA në Nyon të Zvicrës e vendosi Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin B2 në Ligën B, ku përballë do të ketë Zvicrën, Lituaninë dhe Qipron.

Pas konsultimeve mes federatave të katër vendeve pjesëmarrëse në Grupin B2 dhe UEFA-s, nuk u gjet kompromisi për të caktuar vendin që do të organizojë ndeshjet e këtij grupi. Kësisoj, në shortin e hedhur nga UEFA u përzgjodh shteti zvicerian për të mirëpritur ndeshjet e grupit B2 në datat 25, 28 dhe 31 tetor.

Edhe në këtë fushatë eliminatoresh të vlefshme për Kampionatin Europian 2022-2023, Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi do të jetë pjesë e Ligës B, ku do të garojë për të siguruar kalimin në Ligën A.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img