Saturday, November 23, 2024

Altin Lala, përfaqësuesi i Shqipërisë në shortin e Conference League

Lexo

Shqipëria dhe futbolli shqiptar do të jetë sërish në qendër të mediave dhe botës së futbollit europian ditën e premte. Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për finalen e madhe të UEFA Europa Conference League, pasi nesër, në ambientet e selisë së UEFA-s në Zvicër do të hidhet shorti i fazës së 1/8 i së këtij kompeticioni. Në tetë ndeshjet që do të zhvillohen mbrëmjen e sotme do të mësohen edhe skuadrat që do të kalojnë në fazën tjetër, pas ekipeve që janë kualifikuar tashmë për në fazën e 1/8.

I pranishëm në shortin e ditës së nesërme do të jetë përfaqësuesi i Shqipërisë, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala, i cili do të ndjekë nga afër këtë ceremoni dhe së bashku me përfaqësues të UEFA-s do të tërheqë goglat për të përcaktuar çiftet e fazës së 1/8.

Në një prononcim të shkurtër për fshf.org, Altin Lala ndihet krenar për mundësinë e dhënë, për të qenë pjesë e kësaj ceremonie të veçantë, teksa shpreson se Federata dhe shteti shqiptar do t’ia kthejnë në të njëjtën monedhë vlerësimin UEFA-s, me një organizim perfekt. Ai gjithashtu vlerëson stadiumin “Air Albania” ndërsa vlerëson edhe kontributin e Presidentit Duka në futbollin shqiptar.

Ndjesia që do jem pjesë e shortit? – “Për faktin që është finalja e parë e një aktiviteti kaq madhor për Shqipërinë, natyrisht që ndihem edhe unë krenar që marr pjesë në këtë short dhe të jem i ftuar nga UEFA. Është e jashtëzakonshme për mua dhe shpresoj që edhe ne si Federatë, si shtet, si komb, ta justifikojmë këtë finale duke i bërë organizimin e mirë dhe mikëpritjen, që në fakt është virtyti ynë. Besoj se do jetë një festë shumë e bukur”!

“Nuk do e kishim menduar më parë që do kishim fatin që në Shqipëri të zhvillohej një ndeshje e këtyre përmasave. Kjo tregon edhe punën që Federata ka bërë ndër vite dhe vlerësimin që UEFA i ka bërë FSHF-së, duke i besuar zhvillimin e kësaj finaleje. Gjithashtu edhe stadiumi, që është shumë i bukur. Unë kam luajtur në shumë vende, por stadiumi në Tiranë është me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Këto punë të mira që janë bërë nga Federata na bëjnë edhe ne krenarë kudo nëpër botë. Personalisht, i jap vlerësimet e mia FSHF-së dhe sigurisht Presidentit Duka që ka shumë merita në të gjithë punën që e bërë për shumë vite. E falënderoj nga ana ime për kontributin e tij në futbollin shqiptar” – tha Lala për fshf.org.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img