“Vllaznia e vërtetë u pa sot, që nuk kanë lojtarë cilësorë. Disa skuadra të tjera i kanë këto, ndërsa Vllaznia jo. Nëse në dy fazat e para kishin grupin e lojtarëve, këtë gjë nuk e kanë tani. Mendoj se këtë herë është prishur edhe mekanizmi i këtij grupi te përgatitja fizike. Ka rënë përgatitja fizike, aktivizimi i shpeshtë i të njëjtëve lojtarë, bënte të kenë mungesë fizike dhe të dalin në pah mangësitë teknike të lojtarëve. Një skuadër me lojtarë cilësorë duhet të jetë në gjendje të menaxhojë avantazhin e krijuar. Kanë qenë dy herë në avantazh dhe janë përmbysur. Kjo është Vllaznia e vërtetë. Janë në diskutim edhe e vendet e para, shkodranët rrezikojnë shumë. Faktori në kryesimin e Vllaznisë ka qenë ecuria jo e mirë e rivalëve. Te rivalët e tjerë, ekzistojnë lojtarë të nivelit të kënaqshëm. Këto klube i kanë mundësitë për të treguar veten herë pas here. Te Vlaznia nuk janë këta lojtarë, janë disa ndeshje që i fitojnë minimalisht. Në fund sot pashë edhe trajnerin të futej në fushë dhe nuk e kuptova pse e bëri këtë. Mendova se po shkonte të përshëndeste arbitrat, sepse kishin vendime të drejta, gabimet ishin në mbrojtje, skuadra u shthur. Në Shkodër në 3 ndeshje mund të merrnin 3 pikët, por i humbën në fund”, u shpreh analisti i futbollit, Astrit Hafizi pas ndeshjes, Vllaznia-Bylis, e fituar nga skuadra ballshiote 1 me 2.