Botërori 2026-Mesi i bën të gjitha. Humb penallti dhe shënon dy gola të tjerë duke i dhënë fitoren e radhës Argjentinës naj Austrisë, 2-0

Lexo

- Reklamë -spot_img

Argjentinë-Austri  2-0(Shënues: Lioniel Mesi 38’, 95’)

Argjentina ka siguruar një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0 ndaj Austrisë në ndeshjen e radhës të Kupës së Botës 2026.

Në një sfidë ku argjentinasit dominuan në pjesën më të madhe të lojës protagonisti absolut ishte kapiteni Lionel Mesi i cili realizoi të dy golat e takimit.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Argjentinën që fitoi një penallti që në minutën e 9-të.

Në pikën e bardhë u paraqit Mesi por këtë herë nuk arriti të festonte pasi portieri austriak ndali goditjen e tij duke mbajtur rezultatin të pandryshuar dhe duke i dhënë zemër skuadrës së Austrisë.

Pavarësisht këtij momenti Argjentina vazhdoi të kontrollonte lojën dhe të krijonte raste të shumta për shënim.

Pas disa tentativave të rrezikshme goli i shumëpritur erdhi në minutën e 38-të.

Pas një aksioni të ndërtuar bukur topi përfundoi te Mesi i cili me qetësinë dhe cilësinë që e karakterizon dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Në pjesën e dytë Austria u përpoq të reagonte dhe të kërkonte golin e barazimit por mbrojtja argjentinase tregoj kujdes duke mos lejuar shumë hapësira.

Nga ana tjetër Argjentina vazhdoi të ishte e rrezikshme në kundërsulme dhe kërkoi golin e sigurisë.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit dhe austriakët po hidhnin gjithçka në sulm erdhi edhe goditja përfundimtare.

Në minutën e 95-të Mesi u gjend sërish në vendin e duhur dhe finalizoi me sukses një aksion të shpejtë duke realizuar golin e dytë personal dhe duke vulosur fitoren 2-0 të Argjentinës.

Pavarësisht penalltisë së humbur në fillim të takimit mbrëmja i përkiste plotësisht yllit argjentinas i cili edhe një herë tregoi pse konsiderohet një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e lojës.

Falë dopietës së tij Argjentina mer tre pikë të arta dhe vazhdon rrugëtimin e saj me besim të madh drejt fazës së ardhshme të turneut.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img