I kritikuar masivisht gjatë të gjithë sezonit, FSHF i jep fund “Final-Four” Abisnet Superiore

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’i japë fund formulës së shumë debatuar “Final-Four” duke sjellë një format të ri për kampionatin elitar.

Ndryshimet do të nisin që nga sezoni 2026-2027 ndërsa një vit më pas Superiorja do të zgjerohet në 12 skuadra.

Edicioni i ardhshëm do të vazhdojë me 10 ekipe por me një formulë krejtësisht të re.

Kampionati do të zhvillohet fillimisht në tre faza të rregullta ku skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën sipas kalendarit normal.

Pas përfundimit të këtyre fazave pikët e grumbulluara nga të gjitha ekipet do të përgjysmohen duke ngushtuar diferencat dhe duke rritur ndjeshëm rivalitetin për fazën përfundimtare.

Më pas skuadrat do të ndahen në dy grupe,ku gjashtë ekipet e para do të formojnë grupin që do të luftojë për titullin kampion dhe për një vend në kompeticionet europiane.

Këto skuadra do të zhvillojnë edhe 10 ndeshje të tjera mes tyre për të përcaktuar renditjen përfundimtare.

Nga ana tjetër katër skuadrat e fundit do të garojnë në grupin e mbijetesës.

Ato do të përballen në një sistem vajtje-ardhje-vajtje duke luajtur gjithsej nëntë ndeshje ku çdo pikë do të jetë vendimtare për qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Me këtë reformë FSHF synon të rrisë konkurrencën dhe emocionet deri në javët e fundit të kampionatit ndërsa nga sezoni 2027-2028 Superiorja pritet të luhet me 12 skuadra duke hapur një kapitull të ri për futbollin shqiptar.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img