Është vetëm fillimi i fazës së dytë i “Abissnet Superiore”, ka shumë ndeshje përpara, por kjo nuk e pengon Shkëlqim Muçën, ndonëse me rezerva, që të bëjë një parashikim të verdiktit final të këtij sezoni, duke kurorëzuar Tiranën si skuadrën fituese. Gjithashtu, një mendim dhe për Kategorinë e Parë duke evidentuar Dinamon si një nga dy skuadrat që do të ngjiten në Superiore.
“Ëshë shpejt për të bërë një parashikim, por është e lehtë të luazh “bixhoz pa para” dhe mendoj se Tirana fiton titullin kampion, ndërsa Dinamo është një nga dy skuadrat që do të ngjitet në Superiore”.
“Dinamo jo vetëm për grupin që ka, por dhe mënyrën e organizimit, seriozitetin. Ndeshja e sotme, Skënderbeu-Flamurtari? Flamurtari ka shumë cilësi, por jo shumë i organizuar në aspektin e lojës. Skënderbeu, një skuadër më e organizuar, agresive, me shumë dëshirë”.
Tirana, Partizani e Vllaznia – “Nuk ka diferenca të mëdha, por karakteristika të ndryshme. Tirana e konsoliduar në mbrojtje dhe mesfushë, ka shpejtësi në fazën sulmuese. Partizani ka vështirësi në finalizim dhe pëson shumë. Nuk është një skuadër e pjekur, është konfuze në sulm, lojtarët nuk kanë atë lidhjen e duhur. Vllaznia nuk është shumë e konsoliduar, nuk është agresive. Ka bërë hapa të gabuar në shtëpi, pëson shumë lehtë, por ka patur edhe mungesa. Nuk ka një lojtar vrasës që të ndihmojë skuadrën të dalë kampion. Por nuk duhet të harrojmë që kanë një trajner ekspert”.
Zona e Europës – “Erzeni, Egnatia, Laçi e Kastrioti. Janë skuadra që do e mbajnë ritmin, nuk kanë shumë eksperiencë, por kanë dëshirë. Do të jetë e vështirë, por janë skuadra që duhen vlerësuar”.