Thursday, April 25, 2024

Superliga U-21, Vllaznia mundet thellësisht në Ballsh 5-1. Bylisi kryeson kampionatin me 19 pikë, Vllaznia e katërta me 11 pikë

Lexo

Java e shtatë e Kampionatit Kombëtar të Superligës për kategorinë U-21 ka regjistruar një humbje të thellë për Vllazninë e Shkodrës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Elvis Plori është mundur me rezultatin 5-1 nga ekipi i Bylisit. Përballja në fjalë është luajtur ditën e djeshme në transfertë ku skuadra ballsiote ka dominuar në të gjitha drejtimet.

Për t’u theksuar është se fitorja e skuadrës ballshiote ka ardhur duke pasur protagonist në formacionin e parë futbollistë shkodran. Në këtë ndeshje kanë spikatur kapiteni Aleksandër Trumçi në qëndër të mbrojtjes dhe sulmuesi Eridon Qardaku, të cilët kanë qënë ndër më të mirët në fushën e lojës për këtë ndeshje.

Kujtojmë se Trumçi dhe Qardaku janë kontigjent i ekipit të parë që konkuron në kategorinë Superiore të futbollit shqiptar, por që në këtë ndeshje janë thirrur nga skuadra e 21 vjeçarëve për të kontribuar për skuadrën.

Kjo nuk është hera e parë që në formacionin e Bylisit ka futbollistë shkodranë, duke pasë parasysh emra të tillë të njohur të futbollit nga qyteti verior që kanë qënë pjesë e skuadrës ballshiote, përfshirë edhe Maçelino Prekën që tashmë është transferuar tek Partizani, Joald Ivzikun që luan tek Burreli, apo edhe Angjelo Radovani që tashmë luan në kampionatin malazez me ekipin KOM.

Duke u kthyer tek ndeshja e djeshme, pas një pjese të parë 0-0, ka qënë Vllaznia e cila ka shënuar e para me anë të Musarajt, duke krijuar përshtypjen se do të jetë ajo diktuese e takimit. Por, vetëm kaq, sepse më pas kanë ardhur pesë gola të tjerë, njëri pas tjetrit duke pasur si protagonist dy futbollist, Atshimene me tre gola dhe Anthony me dy golla.

Me këtë fiktore, skuadra ballshiote, Bylis, vazhdon të kryesojë tabelën e kalsifikimit me 19 pikë, e ndjekur nga Tirana dhe Kukësi në vend të dytë dhe të tretë, ndërkohë që Vllaznia në kuotën e 11-të pikëve renditet në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit, po që kërcënohet nga Korabi dhe Dinamo me 11 dhe 10 pikë, të cilët kanë një ndeshje më pak sesa Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img