Thursday, March 28, 2024

Futboll Femra- Prag Turneu “UEFA Development U-15”, trajneri i kombëtares Kreshnik Krepi zbardh listen e grumbullimit

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit mirëpret një tjetër event të rëndësishëm europian! Bëhet fjalë për turneun ‘UEFA Development U-15’ për vajza, që që do të zhvillohet në vendin tonë në Shqipëri në datat 12-17 nëntor. Pas kompeticionit për djem të kësaj grupmoshe, edhe vajzat do të kenë mundësi të marrin pjesë në një kompeticion të tillë, që ka në fokus zhvillimin e futbollisteve të moshës U-15.

Përveç Kombëtares shqiptare U-15, që do të drejtohet në këtë kompeticion nga trajneri Kreshnik Krepi, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Greqisë, Andorrës dhe Estonisë dhe të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz në datat 12, 14 dhe 17 nëntor. Shqipëria U-15 do të nisë përgatitjet nga e marta e 8 nëntorit në Durrës, e do të qëndrojë e grumbulluar deri në fund të turneut.

Ndërkaq, trajneri Krepi ka shpallur ditën e sotme edhe listën me 21 lojtaret e grumbulluara për këtë kompeticion, tre prej të cilave aktivizohen jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër janë produkt i dalë nga ekipet e kampionatit U-16 për vajza, por edhe prej kampionateve të shkollave 9-vjeçare në disa zona të Shqipërisë.

Ky është një kompeticion shumë i rëndësishëm për këtë grupmoshë, teksa prej disa javësh, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë përgatitjet e duhura për ta organizuar sa më mirë këtë event, në bashkëpunim të ngushtë edhe me UEFA-n, që i ka besuar aktivitete shumë të rëndësishme ndërkombëtare.

Turneu do të nisë më 12 nëntor, ku ndeshja e parë do të jetë Shqipëri – Andorra, e që është planifikuar të nisë në ora 11:00, ndërsa në po të njëjtën ditë do të luajë edhe Estonia kundër Greqisë, në orën 13:30. Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohet më 14 nëntor, me Shqipëri – Greqi që zhvillohet në orën 11:00 dhe Andorra – Estoni në orën 13:30. Takimet e fundit në grup luhen më 17 nëntor, me Shqipëri – Estoni që është planifikuar të nisë në orën 12:00 dhe Greqi – Andorra në orën 09:30.

Duke qenë se grupmosha U-15 nuk merr pjesë në turne zyrtarë të UEFA-s, qeveria europiane e futbollit i jep mundësinë federatave të organizojnë të tilla kompeticione zhvillimore, me lojtarët e vegjël që kanë mundësi të tregojnë vlerat e potencialin e tyre përballë rivaleve moshatare nga vende të ndryshme të Europës.

UEFA Development Tournament U-15 për vajza

12 nëntor 2022

Shqipëri – Andorra ora 11:00

Estoni– Greqi ora 13:30

14 nëntor 2022

Shqipëri – Greqi ora 11:00

Andorra – Estoni ora 13:30

17 nëntor 2022

Greqi– Andorra ora 09:30

Shqipëri– Estoni ora 12:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img