Thursday, April 25, 2024

Futboll Moshat Superiore-Java e 26-të/Një fitore dhe një humbje për ekipet e Akademisë Vllaznia

Lexo

Kampionati Kombëtar i Futbollit të Moshave-Kategoria Superiore ka vijuar sot me ndeshjet e javës së 26-të. Dy ekipet e Vllaznisë, kanë regjistruar një fitore dhe një humbje në përballjet e kësaj jave. Fitorja ka ardhur për ekipin U-19, i cili mundi me rezultatin 6-3 ekipin Internacional Tirana, ndërkohë që humbja është regjistruar nga Vllaznia U-17 përballë ekipit Shkëndija e Tiranës.

17 vjeçarët e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi kanë luajtur në transfertë me ekipin e Shkëndisë së Tiranës, ndeshje kjo që ka përfunduar me rezultatin minimal, 1 me 0 në favor të Shkëndisë së Tiranës. Golin e vetëm për skuadrën e Shkollës së Mjeshtrisë Sportive të Tiranës e ka shënuar Kasmollari në minutën e 38-të. Më heret, në ndeshjen e prapambetur, Vllaznia U-17 barazoi në shtëpi me ekipin e Shënkollit me rezultatin 1me 1, me autorë të golave, Bisha  66’ për kuqeblutë dhe Lekaj 60’ për shënkollasit. Pas javës së 26-të tabelen e klasifikimit për A të 17 vjeçarëve e kryeson Shënkolli me 39 pikë.

Ndërkohë, Vllaznia U-19 me trajner Luan Zmijanin është përballur në Shkodër me ekipin Internacional të Tiranës. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës është mbyllur me rezultatin e thellë 6 me 3 në favor të Vllaznisë. Pjesa e parë ka regjistruar katër gola, dy në portën mike dhe dy në atë të Vllaznisë. Të parët kanë kaluar në avantazh kuqeblutë në minutën e 15-të me anë të Palokës. Më pas ka qënë radha e miqve nga Tirana që të shënojnë me anë të Tafës në minutën e 23-të duke barazuar rezultatin në 1 me 1. Nëntë minuta më pas, në të 32-të, Vllaznia fiton një penallti në favor të saj, por çuditërisht golashënuesi i dalluar shkodran, Nikaj gabon nga pika e bardhë. Por, nuk ka vonuar më shumë se pesë minuta që po ky futbollist të shlyer gabimin e tij duke shënuar në minutën e 37-të dhe duke e kaluar Vllazninë në avantazh 2 me 1. Dy minuta nga fundi i kësaj pjese, miqtë do të shënonin përsëri në portën kuqeblu me anatë të Bibos duke barazuar rezultatin në 2 me 2.

Në 45 minutat e dyta të ndeshjes ka një shpërthim të skuadrës kuqeblu, e cila arrin të shënojë edhe katër gola të tjerë. Është sulmuesi i talentuar Ardit Nikaj që tund edhe dy herë të tjera rrjetën kundërshtare, përkatësisht në minutën e 75’ dhe 85’ duke fiksuar tripletën e tij individuale në këtë ndeshje. Më pas është usaraj është radha e Rigert Musarajt që me dy golat e tij në limitin e takimit, 90’, 90+3 e çon në 6 shifrën e golave për Vllazninë. Ndërkohë, në kampin kundërshtar të Internacional Tirana kemi edhe një tjetër gol në pjesën e dytë me autor Vogli në minutën e 88’ që vlen vetem për statistikë duke fiksuar rezultatin e thellë në favor të Vllaznisë 6 me 3.

Më herët, në ndeshjen e prapambetur të luajtur në fushën sportive të Barbullushit, Vllaznia U-19 fitoi derbin me KF Shkodra të drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi me rezultatin 1 me 0. Fatin e kësaj ndeshje e vendosi goli i shënuar nga Ardit Nikaj në minutën e 81’. Pas javës së 26-të, Vllaznia kryeson renditjen e grupit A me 41 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img