Friday, October 11, 2024

Analizë-Partizani dhe Vllaznia, dy skuadrat më të mira të Superiores në krosime dhe lojën nga krahët. Erzeni, Tirana dhe Kastrioti më të dobëtat

Lexo

Të sulmosh në qendër apo nga krahët? Kjo është një dilemë që mundon trajnerët dhe skuadrat, por që në fakt merr lehtësisht përgjigje duke vëzhguar statistikat e kampionatit “Abissnet Superiore”. Filozofia e lojës sulmuese nuk varet vetëm nga zgjedhjet e trajnerëve, por edhe nga pozicionimi në fushë i lojtarëve më të mirë.

Skuadra që realizon më shumë krosime në kampionat është Partizani, me 20.14 krosa çdo 90 minuta. Në këtë renditje specifike pas të kuqve vijnë Vllaznia me 16.57 krosime çdo 90 minuta dhe Egnatia me 15 krosime çdo 90 minuta.

Skuadrat që bëjnë më pak krosime janë Erzeni, me 7 krosime çdo 90 minuta, Tirana (10 herë në 90 minuta) dhe Kastrioti me 11 krosime çdo 90 minuta.

Është interesante (sepse nuk është aspak rregull), që Erzeni dhe Tirana janë dy skuadrat që pavarësisht se bëjnë më pak krosime gjatë një ndeshjeje, janë skuadrat që e shfrytëzojnë më mirë këtë lloj pasimi. Në fakt, 40.4% e krosimeve të Erzenit adresohen tek i njëjti lojtar dhe po kështu 40% e krosimeve të Tiranës. I treti në këtë renditje Partizani me 35.6% dhe i katërti Egnatia me 33%.

Skuadrat me më pak krosime të sakta janë Kukësi (25%), Kastrioti (27.1%) dhe Bylis (31.4%).

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img