Wednesday, April 24, 2024

Futboll Moshat-Java e dytë e Kampionatit. Vllaznia, 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje

Lexo

Java e dytë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për moshat i ka gjetur ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia të luajnë në transfertë me ekipet e kryeqytetit. Kategoria e moshave  U-17 dhe U-19 kanë qënë përballë ekipeve respektive të Dinamos, ndërkohë që U-14 dhe U-15 janë përballur me ekipet e Akademisë së Futbollit Tirana.

Një fitore, një barazim, dhe dy humbje, ky është bilanci i ekipeve kuqeblu në javën e dytë. Rezultatin më të mirë e kanë aritur 19 vjeçarët, të cilët, pas barazimit në shtëpi për javën e parë, në të dytën kanë regjistruar një fitore bindëse. 19 vjeçarët kuqeblu të drejtuar nga trajneri Edmond Doçi kanë triumfuar ndaj Dinamos duke e mundur atë brenda në në transfertë me rezultatin 2 me 5, ndeshje kjo e luajtur në Qendrën Kombëtare Sportive në Kamëz. Mesfushori William Cungu ka qënë ai që ka shënuar në minutën e 15-të duke hapur serinë e golave nga kolegët e tij, Zaganjori në të 23-tën dhe Halili në të 27-tën. Dinamo kundrapërgjigjet duke shënuar dy herë me autorë Hisos dhe Rrapi dhe kërkon të kërcënojë Vllazninë për ta barazuar. Por, të këtij mendimi nuk janë Dodaj dhe Kodra, të cilët me golat e tyre në minutat e fundit të ndeshjes, fiksojnë fitoren e Vllaznisë U-19, 2 me 5.

Pranë fitores u duk se do të ishte edhe Vllaznia U-17 e drejtuar nga trajneri Haris Lika. Me golat e shënuar nga Çelepia dhe Hoxha, dhe me një autogol të Çelepisë, skuadra kuqeblu kryesonte me rezultatin 2-1, por disa gabime radhazi të futbollistëve shkodranë i kushtojnë rëndë duke i dhënë mundësi bluve dinamovitë të shënojnë edhe tre gola të tjerë me autorë Deda, Koleci dhe Meça duke e fituar të gjithë ndeshjen 4-2.

Barazimi i kësaj jave në ekipet e Akademisë Vllaznia ka ardhur nga ekipi U-14, i cili i drejtuar nga trajneri Arben Parmeza është ndeshur në kreyqytet me Akademinë e Futbollit Tirana. Doçi për vendasit shënon në start të takimit duke i dhënë krysimin Akademisë së Tiranës, por Vllaznia U-14 barazon në pjesën e dytë me autor Hoxhën duke fiksuar barazimin 1-1.

Zhgënim total për skuadrën U-15, e cila e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani është mundur këtë javë nga ekipi i Akademisë së Futbollit Tirana me rezultatin e thellë 5-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img