Saturday, July 27, 2024

Analizë-Specialisti i futbollit, Shkëlqim Muça, komenton javën e 7-të të Superiores

Lexo

Nga fitorja e Partizanit në “Loro Boriçi, tek barazimi i papritur i Tiranës me Laçin apo dhe suksesi me përmbysje i Kastriotit me Teutën, gjithçka nën vëzhgimin e Shkëlqim Muçës, në një analizë të bërë në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH.

Fitorja e Partizanit në “Loro Boriçi” – “Një ndeshje më e mirë për Partizanin duke e parë në total, pavarësisht se kishte më shumë mundësi Vllaznia në pjesën e parë. Pjesën e dytë mendoj se trajneri i të kuqve ndërhyri mirë, skuadra ishte më e lirshme pavarësisht se ishte në disavantazh. Mendoj se ka bërë ndeshjen më të mirë. Vllaznia ka cilësi brenda por është një skuadër e lehtë, goditet shpejt. Ka moment të mira, por edhe shuhet fare për disa minuta, ka oshilacione. Duhet të tregohet më inteligjente për të administruar. Mendoj se ishte një fitore e merituar për Partizanin”.

Euforia që penalizoi Tiranën – “Euforia krijon shpërqëndrim, por edhe stadium nuk ishte i duhuri. Trajneri e kishte nuhatur, dukej dhe në deklaratat e tij ku kërkonte impenjim maksimal. Ky barazim për Tiranën ishte si një humbje. E mori shumë lehtë, ishte një hap fallso, ishte nën nivelin e kërkuar. Të pësosh tre gola, mendoj se është shumë. Por edhe Laçi ka meritën e tij në këtë rezultat”.

Erzeni dhe Egnatia – “Në fillim i morën pikët sepse nuk njiheshin, tani i njohin më mirë dhe kanë vështirësi. Mendoj se këto skuadra do të luftojnë për mbijetesë, do të shikojmë deri në fund se si do shkojnë”.

Kastrioti e meritoi, Teuta u shua – “Kastrioti e fitoi me meritë, e kërkoi më shumë, ekip më luftarak. Teuta erdhi duke u shuar, ka lojtarë me cilësi, por i mungon grinta. Pa pikë karakteri, pa pikë dëshire, këto rezultate nuk janë të rastësishme. Krutanët janë një skuadër agresive në fushën e tyre, kur luajnë jashtë janë të organizuar”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img