Friday, May 3, 2024

Futboll Femra-Java e parë e Kampionatit të 14-të. Vllaznia, Teuta, Partizani, Apolonia realizojnë fitoret e para

Lexo

Futbolli i femrave ka nisur konkurimin në Kampionatin Kombëtar që sipas radhës është i 14-ti. Realisht, ndeshjet e javës së parë kanë nisur që me datë 24 shtator, kanë vijuar me një ndeshje të prapambetur, si Vllaznia-Laçi, dhe pritet të mbyllet me një ndeshje tjetër të prapambetur, si Kukësi-Tirana.

Ashtu sikurse edhe vitin e kaluar, duket se ky kampionat do të prodhojë shumë emocione dhe gola, teksa që në javën e parë fitoret kanë qenë me goleada. Vllaznia e nisi kampionatin e ri, aty ku e la edicionin e kaluar. Shkodranet mundën ekipin e Laçit që përfaqësohet tërësisht nga futbollistët e Atletik Club Shkodra, me rezultatin e thellë 8-0, duke e nisur mbarë edicionin e ri. Edhe rivalja e tyre direkte këto sezonet e fundit, Apolonia mori një fitore të vyer në transfertën kryeqytetase, duke fituar me tripletë ndaj Kinostudios.

Partizani gjithashtu siguroi tre pikët në këtë javë të parë të kampionatit pasi fitoi me shifrat 5-0 kundër Lushnjes në shtëpinë e myzeqareve. Edhe Skënderbeu u mund në shtëpi nga vajzat e detit, me ekipin e Teutës që arriti të gjejë gjashtë herë rrjetën e korçareve, duke siguruar kështu tre pikë mjaft të vlefshme.

Sakaq, Kukësi – Tirana është një sfidë e prapamebetur e javës së parë, që do të luhet në vijim në një datë që do të përcaktohet nga Departamenti i Garave në FSHF. Kampionati ka pasur një ndërprerje të detyruar këtë fundjavë, për shkak të ndeshjeve të ekipit Kombëtar U-19, në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Europian.

Rezultatet e ndeshjeve dhe renditja pas javës së parë:

Vllaznia 8-0 Laçi

Lushnja 0-5 Partizani

Kinostudio 0-3 Apolonia

Skënderbeu 0-6 Teuta

Kukësi – Tirana ?

Renditja pas javës së parë:

Vllaznia 3 pikë

Teuta 3 pikë

Partizani 3 pikë

Apolonia 3 pikë

Kukësi 0 pikë

Tirana 0 pikë

Kinostudio 0 pikë

Lushnja 0 pikë

Skënderbeu 0 pikë

Laçi 0 pikë

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img