Në kohën kur luante me Vllazninë e viteve 90-të, shkodrani i mirënjohur i futbollit shqiptar, Ilir Kepa, ishte një sulmues tipik dhe një golashënues i aftë, madje edhe golashënuesi më i mirë i Shqipërisë.
Në këtë prizëm, duke ndjekur me vemendje përmes televizorit ndeshjen e djeshme të Conferencë League, Vllaznia-Universitatea Craiova, Kepa, ngre shqetësimin e mungesës së sulmuesi-golashënuesi cilësor në radhët e Vllaznisë.
Për këtë, Kepa ka përgatitur edhe një opinion të tijin, të cilin e përcjell për Veriu Sport nga Brukseli, ku jeton me failjen e tij prej shumë vitesh.
Po bahen shumë vite që Vllaznia nuk ka nxjerre sulmues shkodran të mirëfilltë dhe golashënues me peshë për të mbajtur në supe peshen e një lideri të një ekipi me histori dhe rëndësi futbollistike kombëtare.
Si shpjegohet që një skuader, një klub si Vllaznia të vuaj për vite e vite me rradhë për një sulmues apo golashënues puro shkodran? Ateherë, që në këtë klub historikisht ishte pika më e fortë dhe ma spektakolare e këtij djepi futbollistik. Faji i kujt ësht, mbi kë bjen pergjegjesia, kush jep pëgjigje, sepse nuk ma merr mendja që në ekipet e moshave mos të dalin një ose dy sulmues të mirefillte tash sa kohë, ndërsa sulmuesit që klubi blen janë të nivelit të dobët.
Në ekipet e moshave, a punohet në menyrë profesionale dhe konstruktive për të nxjerr talenta të rinj në çdo repart të fushes dhe sidomos në vijen e sulmit për të nxjerr golashënues të mirefillte ashtu siç e ka pasur traditë Shkodra.
Sot, kur shoh ekipin e Vllaznisë, shihet një punë shumë e mirë e klubit deri në një pikë ose këndveshtrim, për sa i përket nga ana e investimeve, por pjesa ma e bukur, ma spektakolare, ma eksituese mbetet e dëshiruar, sepse limitohen në mungesë të një lojtari që e përcjellë topin në rrjete dhe shpesh her skuadra asht viktimë e lënies së shumë pikeve dhe e humbjes së rasteve në këtë vështrim.
Kudo, në çdo rrepart të fushes mund të neglizhohet, pak por jo në sulm, sepse sulmi është garancia dhe vazhdimësia e një sezoni të garantum nga ana mentale e një ekipi.
Mos të harrojme, siç thotë shprehja e vjeter dikur, me filan lojtar Vllaznia hyn 1 me 0 në fushë, pra kjo tregon një siguri dhe rëndësi nga ana mentale si për ekipin ashtu edhe për tifozat. Jam i sigurt që po të kishim pasë një sulmus të mirë këto vitet e fundit do të kishim kenë kampion minimumi edhe 1 ose 2 her ma shumë.
Duke shpresuar që në të ardhmen të shohim një të tille, i uroj Vllaznisë dhe stafit punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme.
Ilir Kepa-Ish futbollist i Vllaznisë