Anglia mund Kroacinë, por një tifoz i tyre bie nga bie nga tribuna

Një tifoz anglez u shtrua në spital në gjendje të rëndë pasi ra nga tribunat e Ëembley menjëherë pas fillimit të sfidës Angli-Kroaci Euro 2020. Uefa po heton për të hedhur dritë mbi incidentin, konfirmuar nga një zëdhënës për sigurinë e objektit: “Spektatorit i është dhënë ndihma e parë në vend, para se të transportohej në spital në situatë mjaft serioze”.

Një tjetër tifoz i pranishëm në stadiumin e Londrës, tregoi atë që pa: “Ne e pamë duke kapërcyer pengesën, pastaj ra, preku tokën dhe nuk lëvizi. Një djalë tjetër afër nesh që pa të gjithë skenën po qante. Një tifoz i tretë komentoi për atë që kishte ndodhur: “Personalisht, unë nuk e pashë skenën, por fola me disa. Ata ishin të traumatizuar, ra nga tribuna drejt vendeve për tu ulur dhe pjesës së betonit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu