Kur futbollin e ke ne gjak dhe jo ne portofol nuk ka justifikime apo perralla me mbret, por vetem pune pasion, djerse e gjak shkodranit per kete sport. Video me lojtare e djem boba te Vllaznise qe edhe pse nje vit pa rroga dhe plot pengesa e veshtiresi te tjera, me ne krye trajnerin e mrekullueshem e djale mbret si Ervis Kraja arriten te fitojne dhe nxjerrin Vllaznine B ne Kategori te Pare gjate Sezonit 2016/2017. Une nuk e di ku mbahen sot te gjithe ato djem boba, por nje gje jam i sigurte…qe ato jane dhe do te jene fitimtare gjithmone ne jete. Mirenjohes tan jeten per te gjithe ato. Zoti i bekofte kudo qe jane. Ato jane dhe mbesin shembull i vertete per te gjithe ato qe dojne me shpirt dhe pa interes kete sport dhe kete fanelle kuq e blu…qe eshte ma e bukura dhe e shtrenjta ne bote per ne. Boll me justifikime, ndjekni shembullin e tyre. Forca Vllaznia tan jeten.
(Video) Festimi i ekipit Vllaznia B në dhomat e zhveshjes, sezoni 2016-2017, pas kualifikimit në Kategorinë e Parë. Stadiumi “Reshit Rusi”.
Eugen Zeka-Ish Drejtor Sportiv i KF Vllaznia


