Grupimi i tifozëve, “Vllaznia Diasporë”: Premio për Vllazninë kampione! Grupi administrator e fillon me 2000 Euro, nisma po mbështetët edhe nga tifozë të tjerë dhe menjëherë ka shkuar në 4000 Euro

Lexo

- Reklamë -spot_img

Grupimi i tifozëve, “Vllaznia Diasporë” me administratorët: Seno Fishta, Marian Marku  dhe Kristian Baqli, që janë themeluesit e këtij grupimi, dhe që më vonë i janë bashkangjitur edhe Art Kaca dhe Skerdi Bejzade, janë të njohur me nismat e ndërmarra për të ndihmuar sportin shkodran.

Kujtojmë këtu, momentin e krizës financiare të ekipit të Vllaznisë në volejboll femra, kur pas alarmit të trajneres Nora Deda për shkrirjen e ekipit, “Vllaznia Diasporë” iu gjend pranë skuadrës duke vënë në dispozicion një shumë të konsiderueshme financiare, e cila shëbeu për rorganizimin e skuadrës duke u kthyer në normalitet.

Ndërkohë, tashmë kur kampionati Abissnet Superiore është në momentin final, dhe Vllaznia është më afër se kurrë fitimit të titullit kampion pas 25 vitesh pauze, grupimi në fjalë ka marrë nismën tjetër mbështetëse për kuqeblutë: Premio për Vllazninë, për të dal kampione!

Sipas Marjan Markut, njërit prej grupimit, ato si administrator të Vllaznia Diaspore kanë kontribuar me shumën fillestare 2000 euro. Ndërkohë, që menjëherë pas nismës së tyre, me kontributin e tifozëve kuqeblu, shifra ka shkuar në shumën prej 4000 euro.

Zoti Marku, rithekson se premio për ekipin e Vllaznisë do jetë vetem nga tifozët e Vllaznisë, dhe se shifra që do të mblidhet do të jetë transparente dhe do t’i dorëzohet ekipit kuqeblu nëse shpallet kampion i Shqipërisë për sezonin futbollistik, 2025-2026.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img