Botërori 2027 për vajza/ Shqipëria përballet me Uellsin në transfertë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja e vajzave e Shqipërisë luajti ndaj Uellsit mbrëmjen e sotme ndeshjen e parë të muajit prill e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima u mund me rezultatin 4-0 në ndeshjen e zhilluar në stadiumin “Stok Rae Cas”.

Trajneri Armir Grima e nisi takimin me këtë formacion titullar: Rajmonda Spahiu (GK), Klea Hamonikaj, Arbiona Bajraktari, Leonora Dedgjonaj, Armera Tukaj, Arbenita Curraj, Mikaela Metalla, Ezmeralda Franja, Ilaria Zarka, Megi Doçi dhe Fortesa Berisha.

Takimi nisi me ritëm të lartë, me minutat e para të luftuara nga të dyja skuadrat dhe me përfaqësuesen kuqezi që tregoi angazhim maksimal në çdo duel. Vendaset kaluan në avantazh në minutën e 15-të me golin e shënuar nga Cain, ndërsa dyfishuan shifrat në minutën e 35-të. Pjesa e parë u mbyll 2-0 në favor të Uellsit.

Në pjesën e dytë, Uellsi realizoi golin e tretë që në fillim falë Roberts. Vendaset shënuan edhe golin e katërt në minutën e 55-të, duke vulosur përfundimisht rezultatin e takimit.

Pavarësisht rezultatit, skuadra shqiptare tregoi përkushtim dhe shpirt gare përgjatë gjithë ndeshjes.

Shqipëria do të rikthehet sërish në fushë ndaj Uellsit më 18 prill në stadiumin “Elbasan Arena”. Takimi do të nisë në orën 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img