Ballina Futboll Arbitrat shqiptar do të gjykojnë në “Play-Off” të Konferenc Lige. Juxhin Xhaja...

Arbitrat shqiptar do të gjykojnë në “Play-Off” të Konferenc Lige. Juxhin Xhaja kryesor së bashku me bashkëpunëtorët: Arbër Zalla, Rejdi Avdo, Olsion Yzeiraj, Kreshnik Barjamaj

Ditën e enjte disa ekipe do të luajnë në “Play-Off” të Konferenc Lige.

Në njërën nga ndeshjet e programuara do të arbitrohet nga një grup arbitrash shqiptar.

Juxhin Xhaja është i përzgjedhuri nga UEFA,për të vendosur drejtësi në Qipro.

Gjyqtari i Abisnet Superiore do të jetë arbitër kryesor në përballjen Omonia-Rijeka.

Kjo sfidë do të luhet në stadiumin “GSP Stadium” dhe do të nis në orën 21:00.

Ndërkombëtari Xhaja drejtoi derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës që perfundoi me fitoren e Partizanit, tashmë mer skenën e Konferenc Lige.

Ndihmës të tij në këtë përballje do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, teksa arbitër i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj.

Në sistemin VAR do të jetë një italian dhe bëhet fjalë për Xhanluka Aureliano, ndërsa në AVAR do të jetë Kreshnik Barjamaj.

Fatos LAMAJ

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu