Vërshëllimat e para në Bernabeu erdhën në minutën e 24-t, të cilat u shtuan më shumë në fund të pjesës së parë, kur Reali i Madridit u kthye në dhomat e zhveshjes me 2 gola të pësuar nga Almeria, e fundit në tabelë. Pas 39 sekondash lojë, është Ramazan që ka,on në avantazh miqtë, pas gabimeve të Nachos, Mendy e Carvajal në mbrojtje. Në 43’ është Edgar që dyfishon shifrat me një gjuajtje nga 20 metra, pas një tjetër gabimit të Nachos. Në pjesën e dytë trajneri Ançeloti bën ndërrimet e duhura.
Pas 10 minutash lojë, Reali përfiton një 11 metërsh nga Var, mes polemikash për një prekje të topit me dorë nga Edgar. Nga pika e bardhë shënon Bellingham. Pas pak minutash një tjetër episod shumë i diskutueshëm. 3-1 për Almeria pas golit nga Arribas, të cilin arbitri, pasi e vërtetoi, e anuloi pasi e pa në VAR për shkak të një shuplake të Lopy për Bellinghamin në fillim të aksionit. Një tjetër vendim shumë i diskutueshëm. Dhe në minutën e 67-të vendimi i tretë i diskutueshëm. Madridi barazoi me Vinicius.
Arbitri e anulon për prekje të topit me dorë nga braziliani. Për herë të tretë shkon te VAR e më pas rishikon vendimin e tij dhe dora bëhet sup, goli i anuluar rikthehet dhe barazim 2-2 mes dëshpërimit të pankinës së Almerias dhe mosbesimit për këto vendime të diksutueshme të arbitrit. Në të tre rastet mbeten dyshime të mëdha, në një kohë që teorikisht VAR u krijua për të korrigjuar gabimet e dukshme. Në 99’ të ndeshjes, Carvajal shënon golin e tretë për realin, duke i sjellë edhe fitoren.