Saturday, May 18, 2024

Juventusi mund Leçen, Ramadani: Prisja këtë ndeshje prej 9 muajsh

Lexo

Me dy gola të Vlahoviç dhe një të Bremer, Juventusi u largua nga Salento me pikë të plota. “Zonja e vjetër” kaloi lehtë Leçen e Ylber Ramadanit, i cili qëndroi në fushë për të 90’ minutat.

Pak minuta përpara duelit Ramadani u intervistua nga “DAZN” dhe pranoi se ky duel nuk ishte si të tjerët. “Më duhet ta pranoj. Unë dhe familja ime mezi presim këtë ndeshje. Do të thotë shumë për ne kjo ndeshje”, pohoi mesfushori shqiptar.

Me këtë fitore ekipi piemontez i bën presion Interit duke i marrë vendin e parë në klasifikimin. Në 21 javë bardhezinjtë kanë grumbulluar 52 pikë ndërsa zikaltrit, të cilët kanë një ndeshje më pak, mbajnë vendin e dytë me një pikë më pak.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img