Prej disa vitesh me ngjyrat kuqeblu, por ishte në fundin e kontratës, Ardit Hoxhaj, ka konfirmuar zyrtarisht largimin nga Shkodra.
Sulmuesi nëpërmjet njoftimit në rrjetin e tij social, falënderon të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar:
“Faleminderit KF Vllaznia – Faqja Zyrtare
Nga sot dua te njoftoje largimin tim nga ekipi i Vllaznis.
Kane qene 3 vite plot sukses per mua edhe ekipin jam i lumtur per ato qe kemi arritur edhe per trofet qe kemi fituar ,jam i lumtur per cdo gol qe kam shenuar me kete fanell dhe per maksimumine e dhene nga ana ime.
Falenderoj te gjithe personat qe kam punuar ne klub ,shoket e ekipit, tifozat per mbeshtetjen qe me kane dhuruar dhe presidentit per mundesin qe me ka dhene.
I deshiroje me te miren klubit.”