(Video) Emocionet e veteranit Damian Bekteshi në Kampionatin Ndërkombëtar Basket 3×3: Përgëzime dyshes organizuese Roni Gjeçaj dhe Antonio Shabani

Lexo

- Reklamë -spot_img

Damian Bekteshi, Gjon Ndoja, Odise Sukaj, Kastriot Borshi, Erjon Llazani, Kledi Zymeri, Shpëtim Bekteshi, Bekim Hoxha, Gledis Bashi, Darjo Çelmetaj,  etj, janë basketbollistët veteranë, të cilët poi  japin bukuri Kampionatit Ndërkombëtar të basketbollit 3×3 që po zhvillohet në sheshin qëndror të qytetit “Nënë Tereza”.

Një kampionat që padyshim është një nga aktivitetit më mbresëlënëse që komuniteti shkodran po përjeton në këtë periudhë verore, ku edhe pse temperaturat janë të larta, tribunat e këndit sportiv janë të mbushura që prej orës 18:00 deri në orët e mesnatës kur mbyllen ndeshjet.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, ish basketbollisti dhe trajneri i Vllaznisë, shprehet i emocionuar që është pjesë e këtij aktiviteti i ndërthurur mes brezit të vjetër dhe të rinjëve.

Bekteshik, nuk nguron të përgëzojë dy miqtë dhe kolegët e tij Roni Gjeçaj dhe Antonio Shabani, të cilët si drejtues të Shoqatës Kombëtare të basketit 3×3, bëjnë të mundur organizimin e përvitshëm të këtij kampionati në qytetin e Shkodrës.

(Video) Prononcimin e plotë të veteranit të basketbollit Damian Bekteshi, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img