(Video) NOT-Vllaznia shkëlqen në Kupën “Agron Ismailati”. Notarët shkodranë fitojnë 15 medalje Ari, 3 Argjendi dhe 4 Bronzi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Notarët e Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Kolë Shiroka vijojnë të shkëlqejnë në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Notarët shkodranë ishin konkurues në Kupën Memoriale Ndërkombëtare kushtuar is kampionit kampion Agron Ismailati.

I zhvilluar në pishinën olimpike “Taq Dafa” të Durrësit ekipi i Vllaznisë i përbërë nga Viki Tafrruku, Joel Golemi, Skerdi Kroni, Andy Hasanaj, Klea Dedi, Adriel Marku, Arbor Marku, Frederika Rrotani, Angjelo Rrotani, arriti të fitojë plot 22 medalje, ndër të cilat 15 janë Ari, 3 Argjendei dhe 4 Bronzi duke u renditur në vendin e dytë të kampionatit.

Më poshtë janë rezultatet e arritura nga secili notar i Vllaznisë:

  1. Joel Golemi u shpall sportisti me i mire i kategorise E duke fituar 4 medalje ari ne disiplinat 50, 100 meter stil i lire, 50 meter delfi dhe 50 meter shpine.
  2. Viki Tafrruku u shpall sportistja me e mire e kategorise C dhe e dyta me e mira e Kampionatit duke fituar 2 medalje ari ne 200 meter katernotim dhe 400 meter stil i lire dhe dy medalje argjendi ne displinat 50 dhe 100 meter stil i lire.
  3. Klea Dedi u shpall sportistja me e mire e kategorise E duke fituar 4 medalje ari ne disiplinat e 50, 100 meter stil i lire dhe 50, 100 meter shpine.
  4. Skerdi Kroni fitoi 3 medalje argjendi ne disiplinat e 50 stil i lire, 50 meter delfi dhe 200 meter katernotim dhe medalje bronzi ne 100 meter stil i lire.
  5. Andy Hasanaj fitoi medalje ari ne 50 meter bretkose dhe medalje bronzi ne 100 meter bretkose.
  6. Frederika Rrotani fitoi medalje ari ne disiplinen e 50 metrave bretkose.
  7. Adriel Marku fitoi medalje bronzi ne disiplinen e 100 meter stil i lire.
  8. Angjelo Rrotani fitoi medalje bronzi ne disiplinen e 50 meter bretkose dhe medalje argjendi ne 100 meter bretkose.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img