Saturday, July 27, 2024

Argjentina, Kili, Uruguai dhe Paraguaj, kërkojnë organizimin e Kupës së Botës 2030

Lexo

Katër vende të Amerikës së Jugut, Argjentina, Kili, Uruguai dhe Paraguaj, kanë shfaqur interesin për të organizuar Kupën e Botës 2030. Pas një marrëveshje të përbashkët mes tyre, ato kanë dërguar zyrtarisht kërkesën pranë strukturave përkatëse sportive botërore për konkretizimin e propozimit të tyre.

Nga sa bëhet e ditur, projekti u lançua në stadiumin Centenario të Montevideo në Uruguaj, ku u mbajt edicioni i parë i Kupës së Botës në vitin 1930. Alejandro Dominguez, presidenti i Conmebol foli për një “ëndërr për të gjithë kontinentin”.

“Kjo është ëndrra e një kontinenti,” tha Alejandro Dominguez, president i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL).

“Do të ketë shumë Kupa Bote, por Kupa mbush 100 vjet vetëm një herë dhe duhet të kthehet në shtëpi,” tha Dominguez në një event në stadiumin Centenario të Montevideos, ku Uruguai mposhti Argjentinën për të fituar Kupën e parë të Botës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img