Saturday, July 27, 2024

Tre futbollistë të Shpresave U-21 kërkohen në kampionatet e huaja. Tekniku kuqezi Alban Bushi i kënaqur me arritjet e futbollistëve të tij

Lexo

Tre futbollistë të ekipit kombëtar të Shpresave U-21 do të luajnë sezonin e ri futbollistik në kampionatet e huaja, Itali dhe Turqi. Pikasja e tyre nga menazherët dhe drejtuesit e klubeve të huaja ka qënë pikërisht gjatë ndeshjeve të ekipit kombëtar Shpresa, i cili përgjithësisht bëri një paraqitje të mirë në Eliminatoret e fundit të Evropianit të Nën-21-vjeçarëve dhe lojtarët e tijpo ngjisin dalëngadalë shkallët e karrierës.

Puna në grumbullimet përkatëse dhe besimi që tekniku Bushi pati për Erdis Krajën, Dardan Vuthajn dhe Simon Simonin duke i besuar rolin e titullarit në skuadër, dhanë impaktet e duhura që futbollistët në fjalë të kërkohen për të luajtur në skuadra me emër.

Mesfushori shkodran, Erdis Kraja, mësohet se do të kalojë në formë huazimi nga Atalanta, klubi që ka edhe kartonin e tij, tek Peskara. Një lojtar 21-vjeçar, fleksibël, i cili është pjesë edhe e Shpresave kuqezi, do të nisë një aventurë të re te Peskara, skuadër për të cilin shumë vite ka luajtur edhe Ledian Memushaj. Ai mund të luajë edhe në një mesfushë me 3 lojtarë mbrapa, por edhe si një organizator dhe në një vijë me të tjerët. Përvojat e mëparshme të tij janë në Palermo, ku fitoi edhe kampionatin në Serinë D në sezonin 2019-2020, dhe më pas si titullar në Serinë C me Groseton dhe Lekon.

Dardan Vuthajn, është një tjetër I preferuar i Peskarës, ku pas arritjes së marrëveshjes me Krajën po mendon për të përforcuar sulmin. Gjatë sezonit të kaluar, Vuthajli ka shënuar me Novarën 34 gola në po aq ndeshje sezonin që u mbyll dhe 72 gola në 3 sezonet e fundit me Riminin (21) dhe Kampodarsegon (17), gjithmonë në Serinë D. Në ditët e fundit është folur që trajneri i Peskarës e pëlqen atë dhe është një alternativë për sulmin.

Simon Simoni, portjeri i talentuar i dalë nga Akademia e Futbollit e Shënkollit që më pas surprizoi me aktivizimet e tij tek Dinamo e sezonit të kaluar, është një tjetër prodhim në mund ta quajmë kështu I teknikut Alban Bushi me kombëtaren U-21. Ai që në fillim është konsideruar një lojtar që do të shitet nga Dinamo dhe ka qenë në pritje të firmës me skuadrën e re. Portieri lezhjan ndodhet në Turqi, ku pritet që të vazhdojë karrierën, ndërkohë mbetet të mësohet edhe emri i skuadrës dhe detajet e marrëveshjes mes klubeve.

Vlerësimet si dhe kërkesat nga ana e menaxherëve të huaj për futbollistët e rinjë shqiptar që bëjnë pjesë në listën e kombëtares kuqezi të drejtuar nga tekniku Alban Bushi, i cili padyshim që është ndiehet i kënaqur dhe i vlerësuar që futbollistët e tij po marrin vlerësimin e duhur.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img