Saturday, May 18, 2024

Armando Broja, sot titullar në Fulham-“Craven Cotagge”. Trajneri Markos Silva: “Ai na jep diçka më shumë. Është një profil sulmuesi, të cilin nuk e kishim në ekip.”

Lexo

Në konferencën e djeshme për shtyp trajneri i Fulham ka shpjeguar përpara gazetarëve atë çfarë pret nga Armando Broja. Sipas vetë teknikut portugez, Broja pritet që të jetë sot në fushë që nga minuta e parë në takimin ku Fulham pret në “Craven Cotagge” ekipin e Bournemouth.

“Ai na jep diçka më shumë. Është një profil sulmuesi, të cilin nuk e kishim në ekip. Është më dinamik se Raul Himenez. Cilësitë e tij janë vrapi i fuqishëm dhe zgjuarsia për të sulmuar pas mbrojtësve”, tha Markos Sila gjatë konferencës së djeshme për shtyp.

Mes të tjerash 46-vjeçari jep detaje edhe nga periudha e ambientimit të shqiptarit në klubin e tij të ri duke lënë të kuptohet se në “Stamford Bridge” nuk ka kaluar kohë të mira. “Tani ai është në një vend të qetë. Duket se është i lumtur këtu dhe me ngadalë po adaptohet me mënyrën tonë të të luajturit”, tha Silva.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img