Armir Grimaj, e fillon me Përfaqësueset Rajonale të Futbollit Shkodër. SHRFSH, takim pune me stafet drejtuese

Tre ditë më parë u zgjodh në postin e Kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Armir Grimaj nis aktivitetin e tij si drejtues, ku krahas të tjerave, është ndalur me ekipet e Përfaqësueseve Rajonale të Futbollit Shkodër, ku ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e stafeve teknike.

Në prezencën edhe të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, sekretarit të përgjithshëm të shoqatës Jetmir Podgorica, si dhe inspektorit Hysen Zmijani, vemendje ka marrë identifikimi dhe zhvillimi i talenteve të reja të futbollit në rajonin e Shkodrës, me synimin për të krijuar më shumë mundësi për rritjen dhe promovimin e futbollistëve të rinj.

“Ditën e hënë, më 19-tetor 2026, në ambientet e zyrës së Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, pranë stadiumit “Loro Boriçi”, u zhvillua një mbledhje me stafin e Përfaqësueseve Rajonale të Futbollit Shkodër, me pjesëmarrjen e kryetarit të ri të kësaj shoqate, Armir Grimaj.

Takimi kishte në fokus koordinimin e punës, organizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Përfaqësueseve Rajonale, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes anëtarëve të stafit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua identifikimit dhe zhvillimit të talenteve të reja të futbollit në rajonin e Shkodrës, me synimin për të krijuar më shumë mundësi për rritjen dhe promovimin e futbollistëve të rinj.

Së bashku për zhvillimin e talenteve të reja dhe të ardhmen e futbollit shkodran!”, shkruhet në njoftimin zyrtar, përcjellë nga zyra e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe