Vllaznia-Kinostudio, ndeshja e javës së tretë të Kampionatit Kombëtar të Superiores në futboll femra, nuk është zhvilluar.
E planifikuar të luhej në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, siç shikohet edhe në videon e filmuar nga Veriu Sport, në fushë është paraqitur vetem ekipi i Vllaznisë.
Fiks, në orën 16:00 kur duhej të niste takimi, në praninë e trupës gjykuese si dhe delegatit të ndeshjes, Vllaznia zbriti në fushën e lojës dhe sipas rregullores, skuadra u rreshtua në mesin e fushës.
Gjyqtarja kryesore, vendosi topin në pikën e bardhë të mesit të fushës, vërshëlleu për fillimin e takimit dhe më pas vërshëlleu përsëri, por këtë radhë tre herë duke e deklaruar ndeshjen të mbyllur, pasi në krahun tjetër mungonte skuadra kundërshtare, Kinostudio e Tiranës.
Në të tilla kushte, trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka, mungesen e ndeshjes zyrtare e shfrytëzoi për zhvillimin e një seance stërvitore me ekipin kuqeblu, pasi javën e ardhshme do të luajë në transfertë me ekipin e Lushnjës.
Duke folur për Veriu Sport, trajneri kuqeblu Nikolin Leka, mosparaqitjen e Kinostudios ne konsideroi si një sinjal to të mirë për kampionatin duke theksuar se tashmë janë në pritje të vendimit të Komisionit të Disiplinës.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë futboll femra, Nikolin Leka si dhe pamje nga momenti i rreshtimit të skuadrës dhe mosparaqitjes së skuadrës kundërshtare, Kinostudio, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.


