Sunday, August 24, 2025

Asamblea e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e FSHF-së më 18 dhjetor

Lexo

Asamblea e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e FSHF-së  do të mbahet në 18 dhjetor 2020. Një gjë e tillë është vendosur sot gjatë mbledhjes së zakonshme të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së të mbajtur në ambientet e Federatës së Futbollit nën drejtimin e Presidentit Armand Duka. Burime zyrtare nga insticioni i futbollit bëjnë të ditur se gjatë punimeve të asamblesë do të diskutohet për miratimin e statutit të ri të FSHF sipas modelit të FIFA-s. Ndër të tjera, gjatë mbledhjes së sotme, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit miratoi rregulloret e zhvillimit të aktivitetit për Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, moshat, U-17, U-19 Superiore dhe Kampionatin Kombëtar të futbollit të femrave. Komiteti gjithashtu miratoi propozimin për vazhdimin e projektit “Topi Yt” për katër vitet e ardhshme, 2021-2024.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img