Monday, November 25, 2024

Asambleja Zgjedhore zgjedh anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

Lexo

Përveç zgjedhjeve për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku Armand Duka siguroi një tjetër mandat 4 vjeçar, që në raundin e parë, anëtarët e futbollit kanë zgjedhur ditën e sotme edhe 10 anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

43 anëtarët e futbollit që morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së votuan për anëtarët e KE-së, ku pas numërimit të votave, rezultoi se gjashtë nga dhjetë emrat e përzgjedhur janë të rinj në bordin e Komitetit Ekzkutiv. Në garë ishin 12 kandidatë për KE-së dhe secili anëtar kishte të drejtë të zgjidhte deri në 10 kandidatë në fletën e votimit.

Kësisoj, anëtarët votuan me 39 vota Lutfi Nuriu, 39 vota Arben Dervishaj, 38 vota Abdyl Kuriun, 37 vota Ervin Cenollari, 36 vota Pano Xhixho, 35 vota Anila Bashën, 35 vota Bardhyl Jera, 34 vota Gjergji Petro, 34 vota Ylli Çekici, 30 vota Envi Hicka . Sakaq, Ermal Tahiri dhe Vasil Bicaj nuk morën numrin e duhur të votave për t’u përzgjedhur si anëtarë të KE-së së FSHF-së.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img