Saturday, May 18, 2024

Armand Duka rizgjidhet president i FSHF-së, mandati i 6-të i tij në krye të FSHF-së

Lexo

Armand Duka është shpallur fitues në garën për president të Federatës Shqiptare të Futbollit. Një gjë e tillë ka ndodhur në punimet e Asamblesë së Zakonshme të FSHF-së, e cila që prej orë 10:00 po zhvillon punimet në mjediset e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë.

Pas verifikimit të votave, rezultoi se Armand Duka ka marrë 37 të tillë, 4 janë të të rivalit tjetër Sulejman Starova, 2 rezultuan të pavlefshme, ndërkohë që Dritan Shakohoxha nuk ka marrë asnjë votë, ndërkohë që nuk mori pjesë fare në votim duke e bojkotuar Asamblenë me pretendimin e parregullsive të proçesit. Asamblenë e sotme e bojkotoi edhe kryetari i Shoqatës së Tiranës, Eduard Prodani, edhe ai me të njëjtin pretendim si Shakohoxha.

Ky është mandati i gjashtë radhazi që Armand Duka merr në cilësinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit duke qënë presidenti më jetëgjatë që drejton këtë institucion.

Në fjalën e mbajtur pas marrjes së votëbesimit në Asamble, zoti Duka falenderoi pjesëmarrësit, ndërsa premtoi se do të vijojë të punojë me përkushtim në krye të institucionit më të madh të futbollit shqiptar.

“ Jam vërtetë i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim nga ana juaj. Dua të përshëndes të gjithë ata që më votuan dhe ata që nuk janë. Do të mundohem të korigjoj të gjitha vërejtjet. Po dëgjoj edhe shpifje apo ofendime, por do t’i shmang ato me sportivitet. Sot është një ditë e mbarë dhe dua të lëmë pas ato që kemi kaluar gjatë këtyre dy muajve. Bashkë me të gjithë dua të kontribuojmë dhe të derdhim energjitë e futbollit për ta çuar përpara. Ju falënderoj, ju garantoj që do të jem në shërbimin tuaj gjatë 4 viteve të ardhshme”, u shpreh presidenti i sapozgjdhur në mandatin e tij nët gjashtë, Armand Duka.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img