Thursday, November 28, 2024

Asllani titullar edhe ndaj Bolonjës. Trajneri Inzagi ul në stol mesfushorin turk Hakan Calhanoglu

Lexo

Lajme të mira në kampin e Interit. Simone Inzaghi ka në dispozicion të gjithë lojtarët për 2 transfertat më të rëndësishme të sezonit (Bolonja në kampionat dhe Atletico Madrid në Champions). Hakan Calhanoglu ka përfunduar stërvitjen e personalizuar dhe tani do t’i rikthehet në stërvitje me grupin.

Mesfushori turk pritet të bashkohet me grupin sot në Pinetina. Por në kampin zikaltër, nuk ka nxitim: Asllani ka treguar se është një lojtar i denjë për Interin dhe në skuadër nuk është ndjerë mungesa e Calhanoglu në ndeshjet e fundit, as në fazën e realizimit.

Për këtë arsye, duket shumë e vështirë që Calhanoglu të luajë titullar në Bolonja, pasi synimi është që turku të rikthehet në formën optimale, për ndeshjen e kthimit në Madrid ndaj Atleticos në Champions. Pra, në kampionat është sërish radha e Asllanit që të “dirigjojë” lojën e zikaltërve.

Pritet që trajneri Inzaghi të bëjë disa ndryshime në formacion për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Bolonjës (të shtunën në 9 mars), sepse tashmë e gjithë vëmendja është fokusuar te ndeshje e kthimit kundër Atleticos së Madridit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img