Saturday, July 27, 2024

“Asnjë ndryshim me Osmanin. Të kthejë pas Krymin deri në janar”, Doçi: Problemi i Vllaznisë, qendra e mbrojtjes

Lexo

Edmond Doçi, ish-mbrojtësi i majtë i Vllaznisë, ka folur dje për “Panorama Sport” rreth ecurisë së shkodranëve dhe ndryshimit të trajnerit. Sipas tij, qendra e mbrojtjes është një nga pikat ku edhe duhet ndryshuar. Ai këtë gjë ia kërkon edhe teknikut Osmani.

Madje ai e sheh këtë gjë si një domosdoshmëri për të arritur drejt katërshes më të mirë.

Si e shihni lëvizjen e bërë për ndryshimin e trajnerit në këtë moment të kampionatit?

Ndryshimi i trajnerit kur skuadra nuk ka rezultate, është ndoshta edhe i detyrueshëm, sepse presidenca mundohet të zgjidhë ngërçin e krijuar dhe është e vështirë të marrësh masa të tjera sepse nuk është edhe momenti.

A mendoni se kjo ka qenë lëvizja e duhur për këtë lëvizje në këto momente?

Nuk ka pasur asnjëherë garanci ndërrimi i trajnerit në mes të kampionatit, sepse ka pasur momente që nuk ka funksionuar. Por ka pasur edhe ndryshime për mirë shpresoj që të jetë kjo e dyta, sepse na dhemb zemra kur e shohim Vllazninë në momente të vështira.

A mendoni se pavarësisht që ende nuk është ndier dora e trajnerit, do të ndryshojë situata te Vllaznia?

Unë shpresoj që edhe me ndërprerjen e kampionatit trajneri të bëjë ekipin të luajë ashtu siç edhe e do vetë, që të tregojë se është trajner, të cilit i bindet ekipi. Në dy ndeshjet e para nuk kam parë asnjë ndryshim. Shpresoj që tani me këtë ndërprerje kampionati ai do të vërë dorën e tij.

Sa kanë ndikuar mungesat te paraqitjet e skuadrës në këtë kampionat që po luhet?

Nuk dua të merrem me mungesat. Një ekip profesionist ndërtohet edhe për raste emergjence.

A mendoni se Vllaznia është për katër vendet e para, apo duhet të bëjë kujdes për t’iu shmangur mbijetesës?

Në qoftë se Vllaznia do të vazhdojë të luajë me këta qendërmbrojtës kam frikë se jo, sepse prej tyre e kemi vështirë të vazhdojmë aksionet, por se aty e kemi të vështirë të mbajmë skuadrën në distancat që kërkohen. Ata qëndrojnë shumë larg kur jemi në sulm dhe krijohen hapësira që ia bëjnë më të lehtë kundërshtarit të na sulmojnë.

Ndërprerja do të shërbejë për mirë për Vllazninë?

Mendoj që ishte në favor të Vllaznisë kjo ndërprerje, sepse kishte nevojë për qetësi dhe për t’u marrë me problemet që po kalonte.

Ndaj Laçit besoni te kthesa e Vllaznisë?

Besoj që me Laçin do të ketë kthesë. Edhe pse jemi në këto pozita ndeshja me Laçin do të flasë në favorin tonë.

Çfarë i sugjeroni teknikut Osmani që të ndryshojë këtë situatë të vështirë?

Ai duhet që të vërë aftësitë e veta në shërbim të skuadrës dhe të shohë mundësinë të ndryshojë diçka në qendrën e mbrojtjes, sepse mendoj se për ndeshjet që kanë mbetur mund të adoptohet edhe Krymi. Mund të ndihmojë shumë me eksperiencën e tij, pastaj në janar të shohim për ndonjë lëvizje.

Admir URUÇI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img