Në vazhdën e sukseseve të njëpasnjëshme ku Vllaznia është shpallur fituese e aktiviteteve kombëtare të të gjitha grupmoshave, vjen edhe suksesi tjetër i radhës. Bëhet fjalë për fitimin e Kupës së Shqipërisë 2021, aktivitet ky i zhvilluar në Elbasan dhe ku Vllaznia e drejtuar nga kuarteti i njohur i specialistëve të këtij sporti, Albert Marashi, kryetrajner i atletikës shkodrane, Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj fitoi trofeun përkatës.
Një dominim total i atletëve shkodranë, të cilët fituan thuajse të gjitha vendet e para si individë, ndërkohë që në klasifikimin ekipor me 202 pikët e grumbulluara lanë pas Skenderbeun e vendit të dytë me një diferencë prej 82 pikësh, si dhe shumë më tepër Tiranën e vendit të tretë. Një sukses ky i 13-ti rradhazi për atletët kuqeblu që tregon më së miri se atletika shkodrane vazhdon të dominojë bindshëm ndaj të gjithë rivalëve të atletikës shqiptare. Por, ajo çfarë ka më tepër rëndësi ka të bëjë me elementin cilësor që ka në gjirin e saj, një pjesë e të cilëve janë kontigjent i ekipeve kombëtare me parametra dhe synime të nivelit ndërkombëtar.
Rezultatet teknike të atletëve shkodranë
Franko Burraj, fitues i dy vendeve të para në garat 200 m me kohën 21″58 dhe 400 metra
Daniel Guri, fitues i vendit të parë në garën 100 metër me kohën 11″15
Ravio Rama, i pari në në 110 m/p me kohën 15″10
Muhamet Çangeli, i pari garën e kercimit trehapesh me distancën 14.75 metra
Stafetë 4×100 metra, Vllaznia(Igli Shqarri, Lulzim Çangeli, Kolindo Kiri dhe Durjan Idrizaj) në vend të parë me kohën 44″81
Erisa Rrasa, e para në garën e kërcimit së gjati me distancën 5.72 metra.
Brisilda Burri, e para në garën e kërcimit së larti
Heldi Valikaj, i dyti në garën kërcim së gjati me rezultatin 7.45 metra
Durjan Idrizaj, i dyti në garën 110 m/p me kohën 15″15, si dhe po i dyti në garën kërcim trehapsh me 14.25
Lulzim Çangeli, i dyti në garën 200 m me kohën 22″08, dhe i treti në në garën 100 metër
Elda Tula, e dyta në garën e kërcimit së larti
Endri Rakaj, i treti në garën e kërcimit së gjati me rezultatin 7.26 metra
Kolindo Kiri, i treti në garën kërcim trehapsh me 14.20 metra