Saturday, April 20, 2024

Futboll Superiore U21-Java 22-të/Vllaznia fiton në transfertë me Apoloninë 0-4, oreks titulli për kuqeblutë që renditen të dytët pas Bylisit kryesues

Lexo

Apolonia-Vllaznia 0-4

(Shënues: Olsi Mali 7’, Joald Ivziku 22, Brendon Stafa 80’, Mehdi Çoba 90’)

E hënë, 26 prill 2021, ora 13.00, stadiumi “Loni Papuçiu” i qytetit të Fierit

Vllaznia: Shkoza, Peku, Sekja, Shema, Smajli(Pali 51’), Leka, Uheid Hoxha(Klevis Bebeziqi 77’) Dulaj(Dodani 46’), Ivziku(Stafa 46’), Pali, Mali(Osmeni 57’)

Vllaznia U-21 e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani dhe kolegu i tij Zhejani dhe trajneri i portjerëve Dervishi nuk di të ndalet. Pasi likujdoi javën e kaluar Tiranën duke e mundur me rezultatin 5 me 2, sot, në kuadrin e javës së 22-të të Kategorisë Superiore, 21 vjeçarët kuqeblu kanë regjistruar një tjetër fitore të thellë. Këtë radhë në transfertë me rezultatin 0 me 4, tre pikë këto që e mbajnë Vllazninë në krye të tabelës së klasifikimit me 48 pikë duke vijuar të jetë në ndjekje të Bylisit kryesues me 1 pikë më shumë. Por, tashmë me një oreks titulli edhe më të madh, pasi edhe kalendari e favorizon duke përfshirë edhe ballafaqimin në shtëpi me ballshiotët në javën e parafundit të kampionatit

Ndeshja

Në përballjen e sotme të luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit, Vllaznia ishte dominuese në të gjitha drejtimet. Vetëm shtatë minuta nga starti i takimit, kuqeblutë kanë gjetur avantazhin 0 me 1 me anë të Olsi Malit, ndërkohë që në të 22-tën minutë është Joald Ivziku që shënon golin e dytë duke dyfishuar avantazhin në 0 me 2, rezultat ky që mbyll edhe pjesën e parë të kësaj ndeshje.

Avantazhi i Vllaznisë 0-2 vazhdon të qëndrojë në fuqi për minuta të tëra të 45 minutëshit të dytë, por në dhjetë minutat e fundit janë Brendon Stafa dhe Mehdi Çoba që shënojnë përkatësisht në minutat 80’ dhe 89’ duke e thelluar avantazhin në 0 me 4. Shifra këto që fiksojnë edhe rezultatin përfundimtar të krejt takimit në favor të Vllaznisë.

Takimet e tjera të kësaj jave dhanë këto rezultate: Laçi – Shënkolli 6-0, Kukësi – Kastrioti 4-0, Turbina – Football Republic 6-2, Tirana – Dinamo 2-0

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të javës së 22-të

Apolonia – Vllaznia 0-4

Laçi – Shënkolli 6-0

Bylis – Akademia e Futbollit 0-0

Kukësi – Kastrioti 4-0

Turbina – Football Republic 6-2

Tirana – Dinamo 2-0

Gaspër MARKU

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img