Friday, April 19, 2024

Basketboll Meshkuj-Zyrtare, Afrim Bilali trajner i ri i Vllaznisë

Lexo

Ish basketbollisti kuqeblu, Afrim Bilali rikthehet në krye të Vllaznisë së koshit. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga drejtuesit e KB Vllaznia, të cilët kanë arritur marrëveshjen me shkodranin i cili përpos karrierës së pasur si basketbollist kampion ka një përvojë shumë pozitive edhe si trajner i skuadrave më të njohura të vendit tonë, përfshirë këtu edhe kombëtaren kuqezi, detyrë të cilën e mban edhe tani.

Bilali do të vijojë punën në krye të Vllaznisë duke zëvendësuar trajnerin amerikan Matthew David Jones që u largua nga drejtimi i Vllaznisë për rezultate të dobëta. Nga sa bëhet e ditur në stafin teknik të kuqebluve do të vijojë të jetë sërishmi zv.trajneri Ervin Bërdica, i cili në dy-tre ndeshjet e fundit të Kupës së Shqipërisë pas largimit të trajnerit amerikan e drejtoi Vllazninë si trajner i parë.

Me emërimin e trajnerit të ri Bilali, si dhe me përforcimet në skuadër duke rikthyer në Shkodër dy titullarët, Shestani dhe Lekndreaj, të cilët ishin pjesë e kampionatit të Superligës kosovare të basketbollit, Vllaznia beson dhe synon që ndryshojë përformancën e saj në ndeshjet e Kampionatit Kombëtar është paralajmëruar se do të vijojë për pjesën finale të tij me datë 5 maj me duelin, Vllaznia-Tirana

Me këtë rast, duke njoftuar eleminimin në mënyrë të parakohshme nga vazhdimi i garës në Kupën e Republikës, drejtuesit e KB Vllaznia bëjnë të ditur, se krahas të tjerave, shkaku kryesor i këtij rezultati negative ishte pamundësia e zhvillimit normal të procesit stërvitorë. Këtu bëhet fjalë për mospasjen në dispozicion, jo vetëm të pallatit të sportit, por as të palestrave të lojrave me dorë për arsye të cilat nuk varen nga Klubi i Basketbollit Vllaznia, gjë e cila ka influencuar negativisht në performancën e ekipit. “Kërkojm mirkuptimin dhe besimin e të gjithë tifozave të zjarrtë kuqeblu që me përfundimin e procesit zgjedhorë dhe lehtësimin e masave kundër COVID-19 ekipi do të konkurojë denjësisht në kampionatin kombëtar për të realizuar objektivin e fitimit të trofeut kampion”, citohet në një postim zyrtar nga KB Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img