Friday, April 19, 2024

Atmosferë e zjarrtë në “Air Albania”, formacionet zyrtare të derbit Tirana-Partizani

Lexo

Tirana-Partizani është ndeshja më e rëndësishme e javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Derbi i katërt sezonal, mund të përcaktojë jo pak fatet e këtij sezoni, pasi diferenca mes skuadrave, është vetëm dy pikë me Tiranën në krye dhe Partizanin që e ndjek nga pas.

Në “Air Albania”, dy klubet të mbështetura nga tifozëritë e tyre të zjarrta do të dhurojnë spektakël dhe në fund të këtij 90 minutëshi do të mësohet edhe kryesuesi i kampionatit që do të jetë pretendent kryesor për titullin kampion.

Sa i përket formacioneve, bardheblutë vijnë me mungesa të rëndësishme pasi Hasani, Behiratcce dhe Hila janë jashtë për shkak kartonësh. Nga ana tjetër, të kuqtë janë të plotë.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Berisha, Abazaj
PARTIZANI: Rexhepi, Hadroj, Sota, Atanaskoski, Geixh, Murataj, Matondo, Rrapaj, Telushi, Da Silva, Mba

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img