Friday, April 19, 2024

(Intervista) Zv. trajneri Deliallisi dhe trajneri Shensoi flasin pas ndeshjes Erzeni 1-2 Bylis

Lexo

Erzeni ka humbur në shtëpi ndaj Bylisit me rezultatin 1-2, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore. Pas ndeshjes foli zëvendës trajneri i shijakasve, Alfred Deliallisi:

“Normalisht presioni i ndeshjes u ndje sepse ishte një takim me përgjegjësi të lartë. Barazuam ndeshjen me një goditje dënimi dhe përsëri pësojmë një gol nga gabimi ynë. Ne e dinim se ky kampionat do të ishte një luftë deri në fund dhe duhet të vazhdojmë përpara. Ne pësuam golin në momentin më të mirë tonin nga një mos përqendrim i joni. Sadiki ishte projektuar vetëm për 30 minuta lojë sepse vjen nga një dëmtim i gjatë.

Normalisht është një humbje që nuk duhet të fshihemi, kemi dhe tre ndeshje tjera dhe duhet të ulim kokën. Besoj se do t’ia dalim për të qenë sezonin tjetër në 10 ekipet më të mira të Shqipërisë”, deklaroi ai për “Oversport”.

Bylis fiton ndaj Erzenit dhe merr 3 pikë jetësore për mbijetesën. Pas ndeshjes, trajneri Shensoi u shpreh:

“Ishte një ndeshje veni vidi vici, erdhën luajtëm dhe fituam. S’ka filozofi, ne luajmë futboll. Kishim probleme pak në realizim por sot e realizuam. Erzeni erdhi dhe kujtoi se do fitonte pasi luante me Bylisin. Unë e dija mirë që avantazhi psikologjik është te ne pasi nuk kishim çfarë humbnim.

Të dy skuadrat kishin energji por ne kishim energjinë pozitive. Ishte një ndeshje Play-Out për mua. Erzeni humbi sepse sot luajti më 2 kundërshtarë, me Bylisin dhe stresin.

Mund të bënim më shumë gola, 3 apo 4. Tani e kemi me Kukësin por matematika aty është, pikët aty janë. Kemi avantazhin psikologjik pas kësaj fitoreje dhe besoj se do të sigurojmë mbijetesën.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img