Friday, October 11, 2024

Atmosferë pozitive në skuadër, Egnatia nis stërvitjen

Lexo

Egnatia ka nisur stërvitjen pas pushimit 1 javorë që klubi u kishte dhënë lojtarëve. Shpëtim Duro ka zbritur me lojtarët në fushën e blertë, ndërsa nuk mungonte edhe atmosfera pozititve në skuadër, gjë e cila vjën pas rezultateve pozitive të siguruara në javët e fundit.

Tekniku Duro i kishte të pranishëm në grumbullimin para stërvitjes të gjithë lojtarët, por 3 prej tyre nuk u stërvitën me pjesën tjetër të grupit, për shkak të dëmtimeve të martura nga javët e fundit. Redon Mihana, Erald Hyseni dhe Delach janë të dëmtuar, ndërsa janë stërvitur veçmas, por nuk ka asnjë problem pasi për përballjen me Vllazninë do të jenë të gatshëm.

Rrogozhinasit akoma nuk kanë arritur të gjejnë një skuadër pë të zhvilluar një ndeshje miqësore, ndërsa drejtuesit po presin propozime qoftë nga skuadrat e Kategorisë së Parë ashtu edhe nga ato të Superiores, për të parë edhe gjendjen e lojtarëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img