Tuesday, April 23, 2024

Balaj: “Fitore e rëndësishme, mezi pres të filloj me golat”

Lexo

Fitorja e Vllaznisë ndaj Tiranës ishte shumë e rëndësishme për shkodranët që afrohen me tre pikë pas bardhebluve. Bekim Balaj u shpreh për Oversport pas ndeshjes:

“Sa më shumë flitet për golin aq më e vështirë bëhet. Mezi pres të filloj me golat. Sot e rëndësishme ishte fitorja. E arritëm misionin, morëm 3 pikët dhe gëzuam tifozët. Kur sulmuesi mendon shumë për golin krijon një lloj ngërci por unë mendoj për skuadrën dhe rezultatet, të marrim fitoren që është më rëndësishmja.

Ambienti i qytetit ma ka bërë më të lehtë përshtatjen. Kam gjetur një ekip të mirë dhe i njoh disa prej vitesh, nuk ka qenë e vështirë. Nisma që klubi mori, qytetarët iu përgjigjën dhe kjo është gjë e mirë. Do të jetë një stadium akoma më i mbushur në vazhdim.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img