Saturday, November 23, 2024

Ballkaniada e Shkupit-Notarët shkodranë, fitojnë 7 medalje, ndër to 4 Ari

Lexo

15 sportistë shkodranë të kategorive të ndryshme nga mosha 9 deri në 16 vjeç  konkuruan në Kampionatin Ballkanik i cili zhvillua fundjavën e kaluar në Shkup të Maqedonisë. Në vazhdën e rezultateve pozitive të arritura edhe gjatë vitit 2020 ku Vllaznia spikati me përformancën e saj, edhe në garat e para të vitit 2021, ekipi kuqeblu që drejtohet me kompetencë dhe profesionalizëm nga trajneri Kolë Shiroka ka bërë një përfaqësim tejet të mirë. Këtë e dëshmojnë edhe 7 medaljet e fitura nga notarët shkodranë, ndër të cilat 4 janë ari, 2 argjendi dhe 1 medalje bronzi.

Referuar aktivitetit dy ditor që përfundoi mbrëmjen e së dielës së 21 Shkurtit në Shkup, duhet thënë se konkurenca mes 26 ekipeve pjesëmarrëse ka qënë mjaft e fortë, por megjithatë, falë përkushtimit maksimal në proçesin stervitor që ekipi nuk e ka ndërprerë për asnjë çast, sportistët shkodranë arriten të rrjeshtoheshin ndër më të mirët e aktivitetit.

Figurën më të mirë sportive e ka bërë notarja 10 vjeçare, Briseida Llazari, e cila arriti të fitoi 3 medalje ari dhe 1 medalje argjendi. Medaljet e arit i takojnë garave së 50 metrave stil bretkosë, 50 metër stil i lirë dhe 50 metër stil delfin, ndërkohë që në garën tjetër 100 metër katërnotim, renditet e dyta duke u vlerësuar me medaljen e argjendtë.

Me medalje ari është nderuar edhe notari 9 vjeçar Arbër Hysaj, të cilën e fiton në disiplinën 50 metra shpinë. Për Hysajn ka edhe një medalje tjetër personale, atë të argjendtë, fituar në disiplinën 50 metra stil i lirë ku renditet i dyti.

Një tjetër medalist nga ekipi i Vllaznisë në Ballkanidën e Shkupit është edhe  Drini Ujkashej i moshës 15 vjeçare, i cili duke konkuruar në disiplinen 50 metra delfi u rendit i treti duke u vlerësuar me medaljen e bronztë.

Figurë të mirë sportive nga ekipi i Vllaznisë bënë edhe dy vëllezërit Samuel dhe Vitor Bazhdari, të cilët u renditën në vendet e katërta. Samueli në garat e tij të preferuara, 50 dhe 100 metra stil shpinë, ndërsa Vitori në 50 dhe 100 metra stil bretkocë.

Po kështu, vlerësime mjaft pozitive ka marrë edhe notari Kostandin Llazari, konkurues në tre gara, 50 metra stil delfi, 50 metra stil i lirë dhe 50 metra stil Shpinë, si dhe Toni Guli, konkurues në disiplinat 50 metra stil shpinë dhe bretkocë, të cilët u renditën në vendet e katërta.

Një pjesëmarrje kjo mjaft pozitive për notarët shkodran në këtë aktivitet, të parin ndërkombëtar për vitin 2021, që të gjithë me përmirësimin e rekordeve të tyre personale. Sukses ky që padyshim e gjithë merita i shkon punës së palodhur të sportistëve dhe trajnerit Kolë Shiroka, gjithmonë me mbështetjen maksimale edhe të familjarëve të çdo sportisti.

Nga sa bëhet e ditur, notarët shkodranë do të jenë shumë shpejt në një garë tjetër të rëndësishme ndërkombëtare, siç është Turneu Tradicional që do të zhvillohet gjatë ditëve të muajit prill në Bosnje me pretendime dhe objektiva për fitimin e medaljeve të tjera.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img