Ballina Futboll Barazim 0-0 në duelin e kthimit çerekfinal, Egnatia-Teuta, por rrogozhinasit shkojnë në...

Barazim 0-0 në duelin e kthimit çerekfinal, Egnatia-Teuta, por rrogozhinasit shkojnë në gjysmëfinale falë fitores 1-2 të sfidës së parë në transfertën durrsake

Në barazim 0-0 është mbyllur dueli i kthimit çerekfinal për Kupën e Shqipërisë në mes Egnatias dhe Teutës, takim i luajtur mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin “Arena Egnatia.

Një barazim që vlen për rrogozhinasit, të cilët duke iu gëzuar fitores së ndeshjes së parë në luajtur në “Niko Dovana” me rezultatin 1 me 2 sigurojnë bileten e gjysmëfinalistes.

Në këtë mënyrë, skuadra e drejtuar nga tekniku Edlir Teuta, vazhdon luftën në dy fronte. Në kampionat është pjesë e katërshes së parë finaliste duke ndjekur nga pas Vllazninë kryesuese, ndërkohë që do të kërkojë të ecë më tej edhe në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë.

Ndërkohë, për durrsakët, tashmë e vetmja mundësi për të shkuar në Europa mbetet kampionati ku rivalizojnë për vendin e katërt të renditjes.

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu