Friday, April 26, 2024

Dinamo dhe Egnatia ndajnë nga një pikë

Lexo

Dinamo dhe Egnatia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”

Egnatia vazhdon të surprizojë në këtë sezon të Abissnet Superliga, duke treguar se është një “kockë e fortë” për çdo skuadër që i del përpara. Kësaj radhe, java e nëntë, rrogozhinasit kanë arritur të marrin një barazim 1-1 në transfertë përballë Dinamos, në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”. Dy gola të shënuar në pjesën e parë, të dy me penallti, ndërsa rrogozhinasit mund të kishim marrë më shumë nga kjo sfidë, ndërsa në pjesën e dytë kanë humbur mundësinë e artë për të shënuar duke gabuar nga pika e 11-metërshit me protagonist brazilianin Augusto.

Në “Elbasan Arena” është skuadra e Egnatias që bën protagonistin duke arritur të fitojë një 11-metërsh që në minutën e 5-të, prekje e topit me dorë nga ana e Maliqit. Goditjen nga pika e bardhë e ka marrë përsipër Telushi, i cili nuk ka gabuar duke mposhtur portierin Bakaj dhe 1-0. Dinamo ka arritur të reagojë dhe në minutën e 34-ët, është shpërblyer me një 11-metërsh. Kapiteni Ibraimi nga pika e bardhë nuk gabon, duke vensodur barazpeshën, 1-1, që është dhe rezultati i pjesës së parë.

E njëjta histori dhe në pjesën e dytë, pas vetëm pesë minutash lojë rrogozhinasit fitojnë një tjetër 11-metërsh dhe protagonist është Çyrbja. Por kësaj radhe portiere i dinamovitëve, Bakaj tregohet i pakalueshëm përballë brazilianit Augusto, duke bërë kështu heroin për të besuarit e trajnerit Shkëmbi. Në minutën e 67-të ka dhe një penallti për dinamovitët, akorduar nga gjyqtari Shahini, por ndërhyrja e VAR anullon gjithçka.

Mundësi nga të dyja skuadrat deri në sinjalizimin e fundit, madje Egnatia shikon ti anullohet dhe një gol për pozicion jashtë loje, rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund. Skuadrat ndajnë nga një pikë, Egnatia në kuotën e 11 pikëve dhe Dinamo në kuotën e 10 pikëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img