Friday, April 26, 2024

Golat e Aralicës dhe Hoxhajt, ngrohin Brdariç-fokusi tek Laçi në fundjavë

Lexo

Nëse për Aralicën, kroatin shtatlartë të Vllaznisë, sinjalet u dhanë që në javën e parë të kampionatit, për Ardit Hoxhajn duhej pritir për disa javë. Pasi la pas dëmtimin, vlonjati iu rikthye zanatit të tij, shënimit të golave. Dy të tillë ia shënoi Kastriotit të shtunën e kalaur për javën e nëntë të Superiores, ku së bashku me atë të Aralicës i dhanë fitoren kuqebluve.  Ky është një lajm shumë i mirë teknikun Brdariç, i cili tashmë ndjehet mjaft i ngrohtë me vijën e parë, aty ku në javët e fundit pati pak shterpësi të tundjeve të rrjetave kundërshtare.

Pa lënë mënjanë vlerat e Aralicës, e rëndësishme për Brdariç është rikthimi me gol i Hoxhajt. Njëshi i pankinës kuqeblu, Thomas Brdariç u shpreh i lumtur për zhbllokimin e lojtarit të tij nga i cili pret golat që mund të bëjnë diferencën në ndeshjet vendimtare të sezonit. Vllaznia është fuqia e dytë e kampionatit përsa i përket forcës sulmuese me 17 realizime në 9 javë dhe ekujlibri e vazhdimësia në fazën e avancuar mund ta transformojnë në një rrezik për Tiranën këtë skuadër që duket se po has ende probleme për të gjetur asetin e duhur mes mbrojtjes, mesfushës e sulmit, kjo edhe për shkak të ndryshimeve të mëdha që klubi bëri në merkaton e verës.

Tashmë, vëmendja shkon te Laçi, një rival aspak komod për shkodranët gjatë viteve të fundit edhe pse debutimi sezonal në fushën kurbinase rezultoi një festë golash për kuqeblutë. Trajneri Brdariç e di mirë që kjo do të jetë një sfidë ndryshe dhe një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe vetë gjermano-kroati i Vllaznisë, i cili është shprehur optimist që seria e fitoreve të Vllaznisë do të vijojë edhe në ndeshjen e kësaj fundjave me Laçin, por edhe në të tjerat në vazhdim.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img